Gati vetura që do të konkurrojë Teslan

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 14:30
Gati vetura që do të konkurrojë Teslan

Gjiganti gjerman i automjeteve po planifikon të nxjerrë një automjet që do t’i bëjë konkurrencë modelit 3 të Teslas.

Një prototip i VW, i maskuar me kamuflazh shumëngjyrësh, po merr pjesë në panairin e elektronikës së konsumatorit në Las Vegas, derisa në pamje të parë të jep përshtypjen e Volkswagen ID.7.

 

Emërtimi do te jetë Aero B dhe fillimisht do të prezantohet si një veturë familjare me pesë dyer.

ID.7 më parë quhej Aero për shkak të formës së tij shumë aerodinamike.

ID.7 është modeli i gjashtë që i shtohet linjës ID, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” dhe fillimisht do të shitet së bashku me Volkswagen Arteon dhe Volkswagen Passat (i cili do të jetë i disponueshëm në gjeneratën e ardhshme).

Në të ardhmen, ID.7 pritet të bëhet oferta e vetme e VW në tregun në tkurrje të segmentit dizel në Evropë.

(Kosova Sot Online)