Ja pse robotët nuk do të zëvendësohen nga punëtorë njerëz

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 10:01
Ja pse robotët nuk do të zëvendësohen nga punëtorë njerëz

Bazuar në rrethanat e sotme jetësore sa i përket zhvillimeve teknologjike, shumëkush mund të mendojë se robotët po zëvendësohen nga njerëzit në shumë lëmi për kryerje të punëve.

Por, sipas një studimi që bëri Eric Dahlin, profesor i sociologjisë në Universitetin e Brigham, nuk ka nevojë që njerëzit të kenë frikë se robotët mund ti zëvendësojnë ata. Sipas tij, përqindja e robotëve që kryejnë punët e njeriut nuk është aq e lartë sa mendojnë njerëzit.

 

Ky studim u publikua në revistën “Socius: Sociological Research for a Dynamic World”. Sipas tij, vetëm 14% e punëtorëve kanë thënë se mund të zëvendësohen për punë nga robotët.

Për të kuptuar më mirë lidhjen në mes humbjes së punës dhe robotëve, Dahlin ka bërë surveimin e afro 2000 individëve. Ai ka analizuar se si e përceptojnë ata punën e tyre të cilën mund ta kryejnë robotët në vend të tyre.

Dahlin fillimisht ka vlerësuar përqindjen e punëtorëve të cilët pronarët e tyre i kanë zëvendësuar me robotë, e më pas ka kërkuar të dijë nëse punëdhënësi i tyre i ka zëvendësuar deri më tani me robotë.

Sipas profesorit Dahlin del se perceptimi i asaj se robotët po zëvendësojnë njerëzit në punë është i ekzagjeruar.

Dahlin ka thënë se ky studim përputhet me studimet e mëherëshme, që sugjerojnë se robotët nuk po zëvendësojnë njeriun në punë. Sipas tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  më mirë është të thuhet se në vende pune po integrohen të dy palët, njerëzit e robotët, kjo në mënyrë që puna të jetë më efikase.

Shembuj të kësaj kemi psh robotin që pastron dyshemenë në dyqane ushqimore. Robotët pastrojnë dyshemenë e punëtori njeri pastron raftet e ushqimeve, apo vendet ku roboti nuk arrin të pastrojë.

(Kosova Sot Online)