
Lexoni edhe:
Besa Kokëdhima për Luizin: Je një fenomen
Drejtimi i një mjeti motorik kur jeni i lodhur rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, duke çuar në një numër alarmant të lëndimeve dhe vdekjeve çdo vit, shkruan Sleep Foundation. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta se sa njerëz drejtojnë automjetin rregullisht kur janë shumë të lodhur, hulumtimet tregojnë se ky fenomen është jashtëzakonisht i zakonshëm.
Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit të vitit 2005 zbuloi se 60 përqind e shoferëve të rritur raportuan se ndiheshin të lodhur të paktën një herë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Po kështu, të dhënat e hulumtimit të CDC tregojnë se një në çdo 25 të rritur ka rënë në gjumë në timon në një moment të jetës së tyre.
Besa Kokëdhima për Luizin: Je një fenomenLexoni edhe:
Disa faktorë mund të shkaktojnë lodhje gjatë vozitjes, si mungesa e gjumit, çrregullimet e gjumit, konsumimi i alkoolit, marrja e disa ilaçeve dhe koha e ditës. Gjegjësisht, hulumtimet kanë treguar se aksidentet për shkak të lodhjes në timon më së shpeshti ndodhin ndërmjet mesnatës dhe gjashtë të mëngjesit ose në mes të pasdites, përcjell Index.hr.
Si të dalloni shenjat që tregojnë se jeni shumë i lodhur për të vozitur?
Edhe pse nuk është gjithmonë më e lehta, ekspertët shpjegojnë se është ende e mundur të dallosh nëse trupi juaj është shumë i lodhur për të vozitur, veçanërisht nëse jeni duke shkuar në një udhëtim të gjatë
Disa nga shenjat:
Ndjenjë e fortë lodhjeje
Fërkim i syve ose shtim i pulsit
Kthimi në korsi të tjera
Pamundësia për të kujtuar drejtimin
Vështirësi në ruajtjen e shpejtësisë së duhur
Një dridhje e papritur
(Kosova Sot Online)