Facebooku dërgoi automatikisht kërkesa për miqësi, si ta shikoni a ka ndodhur edhe me ju

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 08:40
Facebooku dërgoi automatikisht kërkesa për miqësi, si ta shikoni a ka ndodhur edhe me ju

Shumë njerëz në mbarë botën janë ankuar për të njëjtin problem – shumë kërkesa për miqësi nga njerëz të panjohur dhe të njohur. Por ky nuk është problemi më i madh – qindra njerëz e kuptuan se personit në profilin e të cilit po shikonin ose një personi krejtësisht të rastësishëm iu dërgua një kërkesë për miqësi nga vetë Facebook.

Meta, kompania që zotëron Facebookun, ka njoftuar zyrtarisht se ka rregulluar gabimin “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”. “Ne e parandaluam që kjo të ndodhte dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në reagim.

Ekziston një mënyrë e shpejtë për të kontrolluar nëse vetë Facebook i ka dërguar një kërkesë personit, profilin e të cilit keni parë.

Hyni në menu dhe klikoni tek opsioni connections dhe pastaj u del opsioni sent friend requests.

(Kosova Sot Online)