Loja 'Legend of Zelda' shet 10 milionë kopje në tri ditë

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 08:59
Loja 'Legend of Zelda' shet 10 milionë kopje në tri ditë

Nintendo ka njoftuar se loja e saj e fundit në serinë Zelda ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në vetëm tre ditë.

“The Legend of Zelda: Tears of the Kingdom” është bërë loja më e shitur Zelda deri më tani, u tha nga Nintendo.

Loja me vlerësimin më të lartë në grumbulluesin e lojërave “Metacritic” deri më tani ishte “The Legend of Zelda: Ocarina of Time”, e cila gjatë gjithë ecurisë së saj ka shitur 7.4 milionë kopje.

“Tears of the Kingdom” u publikua si ekskluzive e Nintendo Sëitch të premten e javës së kaluar.

Dhe tashmë ka shitur më shumë kopje se çdo lojë tjetër Zelda përveç “Breath of the Wild”.

“Breath of the Wild”, i lansuar në Switch dhe Wii U në vitin 2017, shiti pothuajse 30 milionë njësi, sipas Statista, shkruan BBC.

(Kosova Sot Online)