A e dini se Twitter do ta ndryshojë emrin?

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 14:51
A e dini se Twitter do ta ndryshojë emrin?

Pronari i Twitter-it, Elon Musk ka konfirmuar aludimet se rrejti social në të cilin ai është në krye do të ndryshojë emrin.

Këtë ai e bëri duke replikuar në postimin e Daily News në Twitter ku thuhet se “Twitter mund të riemërtohet në një emër tjetër në të ardhmen, ka lënë të kuptohet Elon.

 

Ai thotë se krahasuar me Twitterin e vjetër, platforma X do të ketë një larmi shumë më të gjerë të teksteve, videove, mesazheve dhe shërbimeve financiare. Elon: “‘Twitter’ është, mendoj, markimi i gabuar për këtë”.

Replika e tij ishte e shkurtë por që pohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.

“E vërtetë”, shkroi Musk.

Elon Musk kishte thënë se “Unë besoj në markën përshkruese. Ndërsa X mund të thotë çdo gjë.”

(Kosova Sot Online)