
Lexoni edhe:
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit shteti ynë ka nevojë urgjente për funksionim normal të Kuvendit e të Qeverisë dhe Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Në lidhje me pyetjen tuaj rreth deklarimit të gjermanit Bodo Weber: “Kemi një qeveri që sundon në një mënyrë relativisht autoritare dhe po përpiqet ta vërë shtetin nën kontrollin e saj”, si vijon:
-Kjo që ka deklaruar tani analisti botëror gjerman Bodo Weber për përpjekjet e Albin Kurtit për të instaluar modelin autoritar të qeverisjes në Kosovë është parë shumë më herët, mirëpo doli sheshit në përpëlitjet e tij për të instaluar presidentin e vet. Qytetarët me votë nuk po ia pranojnë qeverisjen autoritare.
Qytetarët i kanë dhënë votën për të ndërtuar qeverinë, qytetarët nuk i kanë dhënë votën për ta pasur edhe presidencën. Albini mundet t’i nënshtrohet votimit të qytetarëve dhe presidencën t’ia japë dikujt tjetër, ose mundet të përpiqet ta përmbysë votën qytetare dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje përsëri. Është në dorën e tij.
Prishja e marrëdhënieve me Vjosën nuk ka ndodhur për xhelozi se Vjosa ishte e suksesshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prishja ka ndodhur sepse Vjosa iu bë pengesë në realizimin e planit të tij për instalimin e modelit autoritar të qeverisjes. Albini ka vepruar njëjtë më parë, vepron njëjtë tani dhe do të veprojë njëjtë në të ardhmen ndaj cilitdo që i bëhet pengesë në realizimin e programeve të tij. Ka vepruar kundër dhjetëra bashkëpartiakëve të devotshëm të tij deri tani, i ka larguar si një bolshevik i devotshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".