Pse Apple s’mund t’u ndahet ekraneve të LG?

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 14:34
Pse Apple s’mund t’u ndahet ekraneve të LG?

Sipas një raporti të ri të publikuar në Kore të Jugut, kompania e njohur The Elec, LG Display, do të rrisë gamën e furnizimit të paneleve LTPO OLED për serinë iPhone 15 Pro.

 

LG thuhet se ka zgjeruar kapacitetin e saj të prodhimit LTPO OLED, për të përshtatur kërkesën e madhe për iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max.

Ky zhvillim mund të paraqesë një lajm të keq për Samsung, i cili thuhet se ka furnizuar deri në 70% të të gjitha paneleve OLED për serinë iPhone 14 Pro të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)