Elon Musk thotë se Twitteri do të kufizojë numrin e cicërimave që përdoruesit mund të lexojnë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 10:02
Elon Musk thotë se Twitteri do të kufizojë numrin e cicërimave që përdoruesit mund të lexojnë

Shefi i Twitterit, Elon Musk , ka bërë të ditur se do të bëhet kufizimi se sa cicërima mund të lexojnë përdoruesit e këtij rrjeti social.

Ai tha se kjo po bëhet në përpjekje për të dekurajuar, siç ka thënë ai, “nivelet ekstreme” të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit, shkruan Aljazeera.

Musk fillimisht tha se llogaritë e verifikuara do të kufizohen në leximin e 6 mijë postimeve në ditë, ndërsa llogaritë e paverifikuara do të kufizohen në 600 postime në ditë.

“Llogaritë e reja të paverifikuara janë të kufizuara në 300 postime në ditë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Musk më vonë rriti kufizimin e përkohshëm të leximit në 10 mijë postime në ditë për përdoruesit e verifikuar, 1 mijë  postime në ditë për llogaritë e paverifikuara dhe 500 postime në ditë për përdoruesit e rinj të paverifikuar.

(Kosova Sot Online)