Meta mund të bëhet edhe më dominuese në segmentin e rrjeteve sociale me aplikacionin Threads

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 10:42
Meta mund të bëhet edhe më dominuese në segmentin e rrjeteve sociale me aplikacionin Threads

Threads, aplikacioni i krijuar nga Meta për të rivalizuar Twitter-in, ka tejkaluar shifrën e 70 milionë regjistrimeve, duke “përmbysur” kështu peizazhin e rrjeteve sociale dhe duket se e ka tronditur Twitter aq sa tani po kërcënon me veprime ligjore kundër Metës.

Por teksa përdoruesit u regjistruan në Threads me shumicë, me disa prej tyre të etur për t’i shpëtuar kaosit të Twitter-it të Elon Musk, suksesi i papritur i aplikacionit të ri nga Meta mund të ngrejë shqetësime të reja.

Meta është kritikuar tani e disa kohë për dominimin e saj të tregut, dhe se akuzohet se ka tentuar që ta largojë konkurrencën duke kopjuar dhe “vrarë” aplikacionet rivale, raporton CNN.

Tani disa ekspertë të konkurrencës dhe edhe disa përdorues të Threads shqetësohen se nëse rritja e aplikacionit të rri vazhdon në këtë shkallë, atëherë kjo thjesht mund të qojë në akumulim të çojë në akumulimin edhe më të madh të fuqisë dhe dominimit për Metan dhe drejtorin e saj ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Perspektiva e monopolit total nga Meta është shokuese” shkruan një përdorues. “Është një problem real për shoqërinë kur disa dhjetëra njerëz dhe kompani zotërojnë çdo gjë, në mënyrë që të mos ekzistojnë paradigma alternative që ata të mos i zgjedhin nga djepi”, tha një tjetër.

Twitter ka qenë gjithmonë më e vogël se platformat e Metas, por kishte tejkaluar ato me ndikim në teknologji, media dhe politikë. Teksa Twitter filloi të çalonte nën pronësinë e Musk, u shfaq një numër i aplikacioneve të vogla që dëshironin të merrnin pak nga magjia e saj.

Lansimi me sukses i Threads këtë javë vë në pah realitetin e pakëndshëm të ekonomisë moderne digjitale: Për të mposhtur potencialisht disa nga lojtarët më të mëdhenj në industri, mund të duhet të jesh vetë një gjigant.