Sëmundjen e Parkinsonit mund të zbulojnë orët inteligjente

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 14:49
Sëmundjen e Parkinsonit mund të zbulojnë orët inteligjente

Sipas të dhënave nga Shtetet e Bashkuara, numri i të sëmurëve me sëmundjen e Parkinsonit është në rritje.

Një studim i ri tregon se kjo sëmundje neurologjike mund të zbulohet përmes një ore inteligjente vite përpara fillimit të simptomave.

 

Shkencëtarët matën shpejtësinë e lëvizjes së pjesëmarrësve në hulumtim gjatë një periudhe prej shtatë vjetësh duke përdorur orët inteligjente. Hulumtimi u krye në një institut në Universitetin e Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 103,712 njerëz që mbanin orë inteligjente midis 2013 dhe 2016. Ata zbuluan se të dhënat ishin shumë më të sakta se çdo mënyrë tjetër për të njohur shenjat e sëmundjes.

Shkencëtarët pohojnë se me ndihmën e të dhënave të shpejtësisë së lëvizjes, ata mund të parashikojnë zhvillimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit.

Kjo metodë mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjes shumë më herët se metodat e mëparshme. Më shpesh, sëmundja diagnostikohet kur vërehen simptoma. Për më tepër, kjo metodë është e aksesueshme për më shumë njerëz, sepse një pjesë e madhe e popullsisë tashmë përdor një orë inteligjente.


(Kosova Sot Online)