Ky shtet ia bën stop TikTok-ut

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 14:46
Ky shtet ia bën stop TikTok-ut

Senegali ka ndaluar aplikacionin e rrjetit social TikTok.

Ministria e Komunikimeve të këtij shteti, ka sqaruar se vendimi është marrë pasi rrjeti social kinez, kërcënon stabilitetin e vendit.

“Është vërejtur se TikTok favorizon njerëzit që kanë qëllime të këqija për të përhapur mesazhe urrejtjeje dhe subversive që kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, tha ministria në një deklaratë.

 

Kufizimet erdhën pasi kreu i opozitës Usman Sonko u akuzua për komplot rebelimi, komplot kriminal dhe krime të tjera.

Protestat e dhunshme të opozitës mbahen periodikisht gjatë gjithë vitit në Senegal, mbështetësit e së cilës akuzojnë Presidentin Macky Sall për ngritjen e akuzave kundër Sonko në mënyrë që ta s’kualifikoje atë nga zgjedhjet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)