Ja kur pritet të prezantohet seria e iPhone 15

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 14:55
Ja kur pritet të prezantohet seria e iPhone 15

Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do ta prezantojë serinë e saj të iPhone 15 me 13 shtator.

Raporti i ri citon disa burime me njohuri mbi çështjen që pretendojnë se operatorët amerikan të telefonave u kanë kërkuar punëtorëve të tyre që mos të marrin pushim me 13 shtator për shkak të një “prezantimi të madh të një telefoni të mençur”.

 

Sigurisht, kjo mund të jetë një lansim i cili nuk lidhet me Apple, por periudha kohore e bën të tingëllojë që kjo në fakt lidhet me gjigantin amerikan, raporton GSM Arena.

(Kosova Sot Online)