A është Olta Gixhari shtatëzënë?

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 18:22
A është Olta Gixhari shtatëzënë?

Aktorja e njohur  Olta Gixhari pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 2” është bërë shumë aktive me projektet artistike dhe me rrjetet sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe si gjithmonë për ndjekësit e saj ka kuriozitet mbi jetën, karrierën dhe anën familjare të saj.

Një ditë më parë, aktorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një nga pyetjet ishte nëse aktorja do të bëhet nënë për herë të dytë.

‘A do të bësh fëmijë tjetër?’

Olta i është përgjigjur duke thënë: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti edhe unë e dua një bebe tjetër”.

Image

(Kosova Sot Online)