Kompania e njohur projekton 'shtratin' vertikal që të flini në këmbë

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 14:54
Kompania e njohur projekton 'shtratin' vertikal që të flini në këmbë

"Giraffenap" është një stil i ri i fjetjes që inkurajon dremitjen gjatë ditës si një mënyrë për të përmirësuar përqendrimin dhe efikasitetin në punë.

Japonia është një vend jashtëzakonisht punëtor që tërheq vëmendjen me përkushtimin ekstrem ndaj punës edhe me kosto në shëndet ose mirëqenien e përgjithshme të personit.

 

Kushtet e punës mund të bëhen aq të këqija sa që gjuha japoneze në fakt ka një term për "vdekje nga puna e tepërt" (karoshi).

Për të përballuar këtë lloj orari dhe stresi rraskapitës, disa punëtorë japonezë bëjnë dremitje të shkurtra për energji. Këto dihet se rrisin nivelet e energjisë dhe përqendrimin, për sa kohë që personi nuk bie në gjumë të thellë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të dremisin pak për energji pothuajse kudo, një kompani ka filluar të instalojë fole vertikale për gjumë të quajtura "Gireaffenap" në kafenetë në të gjithë vendin.

Një nga arsyet kryesore është që këto lloj “bishtajash” Gireaffenap kanë drejtim vertikal është hapësira – ashtu është shumë më e lehtë t'i instalosh në kafene dhe restorante të vogla, pasi zënë shumë pak vend - por kjo nuk është e vetmja arsye. Mbajtja e pozicionit në këmbë me sa duket e bën më të lehtë për personin që e përdor podin të zgjohet nga gjumi i tij për të marrë forcat.

Çdo “shtrat” Gireaffenap përmban një sistem alarmi që mund të vendoset nga përdoruesi, si dhe pika mbështetëse për pjesët e ndryshme të trupit - kokën, të pasmet,  këmbët, për të siguruar që përdoruesi të mbajë pozicionin e tij drejt kur dremitë. Po ashtu ato kanë një sistem rregullimi të lartësisë në mënyrë që çdokush të mund të arrijë qëndrimin e përsosur gjatë përdorimit të tyre.

“Bishtajat” për gjumë me emrin Gireaffenap aktualisht vijnë në dy variante - një model i thjeshtë i bardhë dhe një që imiton një dizajn më tradicional prek bambuje. Ato që të dyja ofrojnë izolim të shkëlqyeshëm të zërit, si dhe tinguj të ndryshëm të krijuar për të nxitur gjumin dhe një sistem të integruar ventilimi.

“Giraffenap” aktualisht po zbatohet në disa kafene në Japoni, dhe nëse rezultati do të jetë mjaft pozitiv, mund të fillojmë t'i shohim edhe në ambiente të tjera.

Dhe, në rast se po pyesni veten, emri Giraffenap i referohet pozicionit të drejtë të gjumit si gjirafë.

(Kosova Sot Online)