Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

  • E.K /
  • 16 August 2023 - 09:08
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Netflix është bërë edhe “Netflix për video-lojëra”, por për momentin është në disponim në dy vende.

Aftësia për të luajtur video-lojëra përmes një abonimi Netflix në TV dhe PC aktualisht është duke u testuar në Britani të Madhe dhe Kanada.

Javën e kaluar, Netflix prezantoi një aplikacion që funksionon si një kontrollues lojërash. Nuk ishte plotësisht e qartë se cili ishte qëllimi i atij lëshimi, por tani kemi një pamje konkrete. Në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe kanadeze, tani ekziston një mundësi për të transmetuar video-lojëra përmes Netflix në një TV ose PC, në këtë rast ato mund të kontrollohen nga telefoni.

Aktualisht, vetëm dy video-lojëra nga abonimi Netflix mund të luhen në këtë mënyrë: Oxenfree dhe Mining Adventure. Por, ky është testimi beta i asaj që më vonë do të bëhet një veçori standarde në Neflix.

Ardhja e katalogut të video-lojërave të Netflix në TV dhe PC mund të jetë zgjidhja e problemit më të madh deri më tani: fakti që abonentët e Netflix nuk e dinë as që lojërat janë të disponueshme në abonimin e tyre.

Gjegjësisht, video-lojërat Netflix janë të disponueshme vetëm në pajisjet celulare, dhe edhe nëse përdorni Netflix në telefonin tuaj, mund të mos vini re se këto lojëra janë të disponueshme sepse duhet t’i shkarkoni jashtë aplikacionit Netflix.

Oferta e vide-lojërave në ofertën e Netflix tani për tani nuk është e madhe, por aty mund të gjeni suksese të vlerësuara si Spiritfarer, TMNT: Shredder’s Revenge, Twelve Minutes, Kentucky Route Zero, Immortality, Into the Breach, Before Your Eyes etj.

(Kosova Sot Online)