Këta janë emrat më të paguar në ‘TikTok’

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 08:20
Këta janë emrat më të paguar në ‘TikTok’

Aplikacioni TikTok përgjatë viteve të fundit ka lënë shumë gjurmë padyshim duke krijuar personazhe që nuk njiheshin nga publiku e që sot ndiqen nga miliona njerëz dhe gëzojnë famë në mbarë botën.

Në anën tjetër, ky aplokacion i ka shërbyer mjaft shumë edhe fytyrave publike. E teksa është aplikacioni më i përdorur në botë, ajo ka sjellë dhe shumë benefite kur bëhet fjalë për anën monetare.

Deri më tani, tiktokerja Charli D’Amelio, është personazhi që gëzon një famë të madhe në Tiktok, ku mban një ndër vendet e para për ndjekës në profilin e saj me (133 milionë). Sakaq, në 2022 ajo u bë dhe tiktokerja më e paguar e vitit 2022, ku fitoi 17.5 milionë dollarë sipas Forbes.

Charli gëzoi një sukses të menjëhershëm që prej momentit kur ajo postoi videon e saj të parë në vitin 2019.

Së fundmi, revista Forbes ka nxjerrë përdoruesit më të paguar deri më tani:

1-Charli D’Amelio: 17.5 milionë dollarë

2-Dixie D’Amelio: 10 milionë dollarë

3-Addison Rae: 8.5 milionë dollarë

4-Bella Poarch & Josh Richards: 5 milionë dollarë

5-Kris Collins & Avanni Gregg: 4.75 milionë dollarë

(Kosova Sot Online)