iPad Pro i ri i Apple do të ketë ekran OLED dhe një tastierë të re

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 08:45
iPad Pro i ri i Apple do të ketë ekran OLED dhe një tastierë të re

Apple është duke punuar në gjeneratën e re të tabletit iPad Pro, që do të sjellë përmirësimet më të mira të këtij tabletit në vitet e fundit.

Mark Gurman nga Bloomberg pretendon se iPad Pro do të vjen në vjeshtë dhe do të ketë ekran OLED.

Aktualisht iPad ka ekran 11-inç LCD, derisa modeli më i madh prej 12.9-inç përdor mini-ekranin LED.

Duke kaluar në ekranet OLED do të duhej t’i sillte ngjyrën e mbylltë të zezë – ndriqim më të madh dhe ndoshta jetëgjatësi më të madhe të baterisë.

Gruman  thotë se iPad Pro përdor panel prej 13-inç, që është pak. Ai nuk e përmendi fare ekranin e madh të iPad Pro për të cilin është spekuluar prej kohësh.

Pretendimet e tij mbështesin raportimet e mëparshme të Ross Young, i cili në vitin 2022 tha se Apple do të lansojë një iPad më të madh Pro me ekran OLED deri në fund të vitit 2024.

Modeli i ri i iPad Pro do të përdor procesorin e ri të Apple m3 sikurse edhe tastierën Magic Keyboard me përmirësime të dukshme. 

(Kosova Sot Online)