Elon Musk thotë se X (dikur Twitter) do të ofrojë mundësinë e thirrjeve audio dhe video – pa pasur nevojë për një numër telefoni

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 08:38
Elon Musk thotë se X (dikur Twitter) do të ofrojë mundësinë e thirrjeve audio dhe video – pa pasur nevojë për një numër telefoni

Elon Musk ka bërë të ditur të enjten se rrjeti i tij social X, i njohur më parë si Twitter, do t’u japë përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje audio dhe video në platformë.

Musk, i cili ka një histori të bërjes së deklaratave në lidhje me veçoritë dhe politikat e ardhshme që nuk janë realizuar gjithmonë, nuk tha se kur funksionet do të jenë të disponueshme për përdoruesit.

Musk shkroi në ish-Twitter se thirrjet zanore dhe video do të funksionojnë në pajisjet Apple dhe Android, si dhe në kompjuterë – “pa pasur nevojë për një numër telefoni”.

Platformat sociale rivale tashmë ofrojnë thirrje zanore dhe video.

Meta, e cila zotëron Facebook, WhatsApp dhe Instagram, prezantoi thirrjet zanore dhe video në Messenger në vitin 2015 ndërsa Snapchat i shtoi ato në vitin 2016.

X nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për më shumë detaje mbi veçoritë e reja ose kur ato do të jenë të disponueshme.

(Kosova Sot Online)