Ky është Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domenit interesant të internetit

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 08:45
Ky është Ishulli i vogël tropikal që fiton miliona dollarë për shkak të domenit interesant të internetit

Ishulli Anguilla këtë vit pritet të fitojë dhjetëra miliona dollar nga domeni i internetit që përfundon me AI.

Anguilla ndodhet në Antilet e Vogla, ka rreth 13.500 banorë dhe një domen shumë popullor, që përfundon me AI, pra shkurtesa për inteligjencën artificiale.

Ky domen është në përdorim nga vitet e 90-ta, megjithatë shpejt u bë “mall i kërkuar”, në veçanti në fund të vitit të kaluar kur interesimi për inteligjencën artificiale u rrit pas lansimit të Chat GTP

Për këtë, shumë gjigant teknologjik nga kompanitë e fushës së teknologjisë informative (përfshirë Google dhe Microsoft” po regjistrojnë domenët AI me qëllim që në fund faqet e tyre të tërheqin sa më shumë vizitorë lidhur me inteligjencën artificiale.

Vitin e kaluar, numri i të regjistruarve në deomenin e Anguilla u dyfishua në 287.432, kurse këtë vit do të rritet akoma kjo shifër, ku sipas vlerësimeve të regjistrit të domenëve nacional në internet, mund të sjellë të hyra nga 25 deri në 30 milionë dollarë.

Sa e madhe është kjo shumë për Anguilla e tregojnë të dhënat që GDP-ja e tërë ishullit gjatë vitit 2021 ishte 300 milionë dollarë. 

(Kosova Sot Online)