Apple siguroi patentën për prodhimin e pajisjeve të saj me opsione të reja me ngjyrë të zezë mat

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 09:31
Apple siguroi patentën për prodhimin e pajisjeve të saj me opsione të reja me ngjyrë të zezë mat

Modelet e reja të iPhone dhe MacBook mund të vijnë me opsione të reja të ngjyrës së zezë mat, pasi kompanisë në Cupertino iu aprovua një patentë që mund të lejonte kompaninë për të prodhuar një version të errët të smartfonëve, laptopëve, tabletëve dhe orëve inteligjente.

Kjo sipas detajeve të shpërndara nga patenta e lëshuar të martën nga Zyra e Patentave të SHBA-së (USPTO).

Ndonëse prodhuesit e pajisjeve origjinale, duke përfshirë Apple kanë lansuar pajisje me ngjyrë mat në të kaluarën, krijimi i një pajisjeje me ngjyrë të errët – si e zeza – ka rezultuar të jetë sfiduese.

Dokumenti që u publikua nga zyra e patentave gjithashtu bën të ditur se Apple e ka paraqitur kërkesën për patentë në maj të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)