Duhet t’i përditësoni menjëherë këta shfletues të internetit

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 09:26
Duhet t’i përditësoni menjëherë këta shfletues të internetit

Google, Mozilla, Microsoft dhe Brave kanë lëshuar përditësime emergjente për shfletuesit e tyre të internetit Chrome, Firefox, Edge dhe Brave, teksa atyre iu është bashkuar edhe Tor Browser.

Përdoruesve u është rekomanduar që ta instalojnë këtë përditësim nëse ata e përdorin ndonjërën prej këtyre shfletuesve, pasi që i rregullon disa dobësi kritike të sigurisë.

Këto dobësi u lejonin sulmuesve që të marrin qasje të autorizuar ose që të fusin kode “keqdashëse” tek kompjuterët e përdoruesve.

Përveç sigurisë së kompromentuar të shfletuesit të internetit, dobësia lidhet edhe me kodin i cili përdoret për të shfaqur imazhet WebP, një format i cili distribuohet gjerësisht në internet.

Ueb-faqja Stack Diary vë në pah se aplikacione të tilla si Telegram, Affinity, Gimp, Signal, Honeyview, LibreOffice, si dhe një numër i aplikacioneve të Android për shfaqjen e imazheve janë të pambrojtura nga kjo dobësi.

Përdoruesit rekomandohen të përditësojnë shfletuesit e tyre të internetit në versionet më të fundit, në mënyrë që të mbrohen nga veprimet dhe sulmet e mundshme keqdashëse.

(Kosova Sot Online)