Google prezanton Pixel 8 dhe 8 Pro, si dhe Pixel Watch 2

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 08:59
Google prezanton Pixel 8 dhe 8 Pro, si dhe Pixel Watch 2

Google i Alphabet (GOOGL.O) të mërkurën lansoi telefonat inteligjentë Pixel 8 dhe një orë të re inteligjente.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Google përforcoi linjën Pixel me procesorin e tij më të fundit celular, Tensor G3, i cili sjell disa modele të mësimit të makinerive dhe gjenerimit të Inteligjencës Artificiale në pajisje.

Karakteristikat e AI mund të ndihmojnë përdoruesit me fotografimin, përmbledhjen e faqeve në internet dhe bllokimin e thirrjeve të padëshiruara, thanë drejtuesit në ngjarjen “Made by Google” në Nju Jork të mërkurën.

Dhe Pixel 8 Pro i nivelit më të lartë ka një sensor të temperaturës.

Për këtë, siç thuhet më tej, Google ka paraqitur një aplikim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të mundësuar që aplikacioni i Termometrit të matë temperaturën e trupit.

Çmimi për Pixel 8 fillon nga 699 dollarë dhe Pixel 8 Pro nga 999 dollarë, 100 dollarë më i shtrenjtë se modelet e gjeneratës së mëparshme.

Ata do të jenë të disponueshme nga 12 tetori.

Veç këtyre, kompania lansoi Google Watch 2, një përmirësim i orës së parë inteligjente të lansuar në tetor të vitit të kaluar – duke filluar nga 349 dollarë.

Ajo thuhet se vjen me veçori të avancuara të gjurmimit të shëndetit të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale.