Apple Support nuk do të ofrojë shërbim për klientët në rrjetin social X

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 15:00
Apple Support nuk do të ofrojë shërbim për klientët në rrjetin social X

Apple nuk do t’u ofrojë më ndihmë klientëve të produkteve të saj përmes llogarisë Twitter Support në rrjetin social X.

Kur përpiqeni të dërgoni një mesazh në llogarinë e Apple Support, llogaria do t’ju udhëzojë të vizitoni faqen e mbështetjes së përgjithshme në faqen e internetit të Apple.

 

Llogaria do të përgjigjet në mënyrë automatike për çdo mesazh që i dërgoni.

“Për të kërkuar ndihmë për një shërbim apo pajisje Apple, ndiqni këtë link dhe ne do të gjejmë opsionin më të mirë shërbimi për ju”, thuhet në mesazhin e Apple.


(Kosova Sot Online)