Testohet bateria e VW të re elektrike

  • A P /
  • 06 November 2023 - 15:18
Testohet bateria e VW të re elektrike

Testuesit e ADAC nuk e kursyen baterinë. Për të arritur pikën 100,000 kilometra sa më shpejt të jetë e mundur, ID.3 shpesh mbushej.

Pas 100,000 km testimi nga ADAC i Gjermanisë, bateria e Volkswagen ID.3 mbajti një kapacitet neto prej 93%. Bëhet fjalë për një bateri të një makine Volkswagen, kompani e cila, si për të gjitha modelet e tjera në ID., garanton se bateria do të ketë të paktën 70% të kapacitetit të saj fillestar neto pas tetë vjetësh në funksionim ose 160,000 kilometra rrugë.

 

Testuesit e ADAC nuk e kursyen baterinë. Për të arritur pikën 100,000 kilometra sa më shpejt të jetë e mundur, ID.3 shpesh mbushej 100% në stacionet e karikimit të shpejtë. Testi i qëndrueshmërisë thuhet se ishte i pari i këtij lloji për një automjet të familjes ID. Midis testeve, ID.3 u kontrollua vazhdimisht nga inxhinierët në Qendrën Teknike dhe Testuese Landsberg am Lech.

Ndërkaq, shitjeve të makinave të Volkswagen me djegie të brendshme po u vjen fundi në Norvegji. Importuesi norvegjez i Volkswagen VW Moller Mobility Group ka konfirmuar planin për të përfunduar çdo porosi për automjetet me djegie të brendshme në vend deri në dhjetor të vitit 2023.

Pas kësaj, marka do të shesë vetëm modelet e saj elektrike. Volkswagen është zotuar të prodhojë vetëm automjete elektrike nga viti 2033 për tregun evropian. Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo markë, për të cilën mund të themi se është një nga më të njohurat në Kontinentin e Vjetër, ngadalë por me siguri po largohet prej tregut. Siç shkruan revista e specializuar Autocar, VW do të ndalojë prodhimin e modelit të saj të vogël, VW up.

(Kosova Sot Online)