Meti Bërbatovci: Adelina ka qenë femra dhe këngëtarja e parë që i ka thyer të gjitha tabutë në Kosovë

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 13:03
Meti Bërbatovci: Adelina ka qenë femra dhe këngëtarja e parë që i ka thyer të gjitha tabutë në Kosovë

Këngëtari i njohur Meti Bërbatovci vazhdon të jetë aktiv në skenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë të dhënë së fundi për Programin e mëngjesit, ai ka folur për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.

Derisa ka folur për admirimin që ka për Divën e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ai ka theksuar se  ajo ka qenë femra dhe këngëtarja e parë që i ka thyer të gjitha tabutë në Kosovë.

 

Në pyetjen: Duke e ditur se jeni një mbështetës i muzikës që kultivon Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, a mendoni se ka apo do të ketë këngëtare e cila do të mund ta zbehë revulucionin e saj në muzikën shqipe?


"Adelina ka qenë femra dhe këngëtarja e parë që i ka thyer të gjitha tabutë në Kosovë, pavarësisht se do të dalin këngëtarë të tjerë Adelina do të mbetet gjithmonë Adelinë, një ikonë si diva e Kosovës sepse çfarë këngësh ka kënduar Adelina në atë kohë, ka qenë shumë e vështirë derisa sot është lehët të bësh këngë", ka deklaruar ndër të tjera Meti.


Me këtë rast moderatori shtoi se jo më kot është ai refereni kur thotë: Mu m'ka hije krejt çka bëj se jam Adelinë.

Image

(Kosova Sot Online)