Ferrari ka arritur një rekord të ri në pistën testuese

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 15:25
Ferrari ka arritur një rekord të ri në pistën testuese

Ferrari SF90 XX Stradale, modeli në edicioni i limituar ka arritur një rekord të ri në pistën testuese të Ferrari, Fiorano.

Shoferi profesionist Raffaelo de Simoneo që testoi veturën, ka arritur që të kryej një rreth prej 2997 metra për vetëm 1.17.309, që është 1.4 sekonda më shpejtë sesa që ishte rekordi i mëparshëm.

 

Atë e mbante versioni bazik i modelit SF90 nga pakoja Assetto Fiorano. Rekordi i ri është arritur me njërën nga veturave më të fuqishme në historinë e markës italiane – Ferrari.

Veturën e vë në lëvizje sistemi hibrid, ku motori V8 me benzinë 4 litërsh që prodhon 797 kuaj-fuqi dhe ndihmohet nga elektromotori që prodhon 232 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet nëpër rrota falë ndërruesit me tetë shpejtësi i punuar dhe bazuar në atë nga Formula 1.

(Kosova Sot Online)