![Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Screenshot_16-21-780x4391721983459.png)
Windows 11 po teston opsionet për të kursyer më mirë baterinë
![Windows 11 po teston opsionet për të kursyer më mirë baterinë](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/04/auto_auto_1-14-1130x63517016078391701675206.jpg)
Në versionin e fundit të Windows 11 Insider 26002, modaliteti “Energy Saver” është shtuar në seksionin ku rregullohet energjia.
Ky mjet i ri sakrifikon disa performanca për të reduktuar konsumin e energjisë, dhe çuditërisht, nuk është vetëm për laptopët.
Opsioni është i disponueshëm kur zgjidhni Settings-> Power, dhe mund ta gjeni gjithashtu në cilësimet e shpejta (Win key+A), si për laptop ashtu edhe për desktop.
Përfitimi i menjëhershëm është i dukshëm për laptopët, por është mirë të shihet se desktopët nuk janë lënë jashtë as këtë herë.
Ky opsion mund të vendoset që të zbatohet automatikisht kur bateria e laptopit tuaj të shkarkohet në një përqindje të caktuar, por kini parasysh se kjo veçori është e ndarë nga modaliteti “Efficiency”, i cili është caktuar për çdo aplikacion.
Tani për tani, nuk është e sigurt që do të arrijë të gjithë përdoruesit e Windows 11, por është i rezervuar vetëm për programin Insider.
Megjithatë, duke pasur parasysh se opsioni është shumë i dobishëm, nuk do të ishte befasuese nëse Windows do ta zbatonte atë.
(Kosova Sot Online)