A e dini kush janë më të klikuarit e vitit në Google?

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 14:50
A e dini kush janë më të klikuarit e vitit në Google?

2023 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për ekranin e kinemasë, por po ashtu për motorin e kërkimit në Google.

Barbie dhe Oppenheimer kanë qenë filmat më të kërkuar në Google për këtë vit, ndërsa nga futbollistët renditen Kylian Mbappe dhe Harry Kane, nga bota e muzikës vendin e parë e mban Shakira kjo edhe për shkak të historisë së saj të divorcit.

 

Rezultatet bazohen në kërkimet më të larta për këtë vit, krahasuar edhe me vitin e shkuar. Padyshim, nëse flasim për filmat, më e klikuar është Barbie dhe pas saj, Oppenheimer.

Ndërkohë Shakira mbetet më e “gugëlluara”, për shkak të këngës me të cilën e nisi këtë vit, duke publikuar në janar këngën dedikuar ish-bashkëshortit Gerard Pique, me të cilën vendosi edhe rekord në Youtube, si hiti në Amerikën Latine.

Më pas u lakua edhe për gjyqin me të cilin po përballet për evazion fiskal. Mathew Perry është një tjetër emër që është përfolur, sidomos nga tetori deri më sot, që kur 54 vjeçari u nda nga jeta papritur. 

(Kosova Sot Online)