Policia merr Lamborghinin më të fuqishëm

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 14:52
Policia merr Lamborghinin më të fuqishëm

Policia italiane është përforcuar me një supermjet. Nga sot, në dispozicion të Polizia Stradale (Policia Rrugore) do të jetë Lamborghini Urus Performante, SUV-i më i fuqishëm i markës së famshme italiane.

Kjo makinë ka 666  kuaj fuqi, e aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3,3 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 306 km/h.

 

Lamborghini Urus Performante Polizia ka një kasafortë armësh të blinduar, një ekran që përcjell mesazhe për publikun dhe një vend të posaçëm për pajisjet e ndihmës së parë.

Gjithashtu, ka një frigorifer portabël që do të shërbejë për transportin e organeve njerëzore për transplant.

(Kosova Sot Online)