Ky është telefoni më i pazakontë që keni parë

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 14:56
Ky është telefoni më i pazakontë që keni parë

Deutsche Telecom, Qualcomm dhe Brain.ai kanë bashkuar forcat për të prodhuar këtë pajisje të quajtur T-Phone.

Telefoni ka të ngjarë të funksionojë me një procesor Snapdragon 8 Gen 3 me përpunim të integruar AI.

Qualcomm e prezantoi këtë “bishë” në fund të vitit të kaluar, qëllimi është të përmirësojë aftësitë e inteligjencës artificiale në pajisjet mobile, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrjen e fotografive dhe regjistrimin e videove.

 

“Inteligjenca artificiale dhe modelet e mëdha të gjuhës së shpejti do të jenë pjesë integrale e pajisjeve mobile. Ne do të përmirësojmë jetën e përdoruesve”, tha Deutsche Telecom.

Ndoshta nuk janë shumë larg së vërtetës – viti ose dy i fundit ka shënuar depërtimin e inteligjencës artificiale në të gjitha poret e teknologjisë, gjë që është veçanërisht e dukshme në rritjen e popullaritetit të “ChatGPT”.

Pajisja mund të bëjë gjëra të tilla si rezervimi i fluturimeve dhe hoteleve, për shembull, dhe nëpërmjet komandave zanore mund ta porosisni për të planifikuar blerjen tuaj të radhës, për të marrë video ose për të organizuar fotot tuaja.

Ky është sigurisht një koncept interesant – do të jetë interesante të shihet se si do të duket një telefon pa aplikacione, duke qenë se sot është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme pa to.


(Kosova Sot Online)