Lexoni edhe:
Luizi godet banorët e 'Big Brother Albania VIP 3'
Atdhetari dhe shkrimtari i njohur Faik Konica dikur kishte thënë: Shqiptari t'i fal të gjitha por suksesin kurrë jo, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Artistja e kombit shqiptar Shkurte Fejza ndër vite e ka dëshmuar vetën me këngët perla dhe interpretimet e shkëlqyera gjithandej ku jetojnë shqiptarët.
Luizi godet banorët e 'Big Brother Albania VIP 3'Lexoni edhe:
"Mora Fjalë", interpretuar nga mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, mbetet projekti më i realizuar në të gjitha komponentët artistik, dhe si e tillë cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo këngë pas 22 viteve arriti të kumbojë në tribunat e Kombëtares shqiptare duke u bërë lejmotiv i saj.
Sot këngën "Mora fjalë" e dinë përmendësh të gjitha gjeneratat.
Prandaj jo më kot, "Mora fjalë" është zgjedhur kënga e vitit 2023.
Në pyetjen e parashtruar nga gazetari Armend Preteni: Shumë këngëtarë i kanë kënduar Komandantit legjendar Adem Jashari, por kënga “Mora Fjalë mbetet interpretimi më i realizuar në të gjitha komponentë, si ndiheni kur vlerësoheni me premisa të larta për këtë këngë?
Shkurte Fejza është përgjigjur: “Mora fjalë”, është një kushtim për legjendarin Adem Jashari që ngjanë në këngët antike që u këndoheshin heronjëve me përmasa hyjnore. Është një thirrje që qëllimshëm s’i përfillë kufizimet e realitetit e as dimensionet kohore. Kjo këngë duke i kënduar pavdekësisë historike ka përfituar pavdekësinë artistike".
Artistja poashtu ka potencuar se është e lumtur që ka arritur t'a ngrisë në këtë nivel këngën "Mora Fjalë"
"Unë jam shumë e lumtur, që ia kam arritur t’a ngrisë në këtë nivel por gjithmonë duke iu falenderuar autorit të tekstit dhe kompozitorit të kësaj kënge z.Naim Gjoshit dhe aranzhuesin dhe realizuesin në studio z. Xhevdet Gashi", ka theksuar Shkurte Fejza për gazetën "Kosova Sot".
(Kosova Sot Online)