A po krijon Musk një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 14:42
A po krijon Musk një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT.

Port tani duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin.

 

Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’, shkruajnë mediat e huaja.

Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X.

(Kosova Sot Online)