Besiana Mehmedi shkëlqen me rolin e plakës në operën e parë kosovare 'Goca e Kaçanikut'

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 12:51
Besiana Mehmedi shkëlqen me rolin e plakës në operën e parë kosovare 'Goca e Kaçanikut'

Për herë të parë në Kosovë u shfaq opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut" me kompozitor Rauf Dhomin, produksion i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nën regjinë e mjeshtrit të madh Nikolin Gurakuqi, kasti i shkëlqyeshëm, kori, orkestra, balerinët dhe i gjithë ekipi ofruan një shfaqje të mrekullueshme. 

 

Sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Ismet Vejseli sollën në jetë Pafikën dhe Trimorin, ndërsa Hektor Leka dhe Besiana Mehmedi portretizuan Plakun dhe Plakën. Në role të tjera u prezantuan Harris Bajraktari si Rusbashi, Hekuran Bllaca si Fiqali, dhe Etrit Nura si Agjenti. 


Me këtë rast artistja Besiana Mehmedi ka shkruar: "Maestro Nikolin Gurakuqi treguat dhe njëherë që ju jeni profesionisti pakopromis në raport me vlerat! Ju jeni vet emri i regjisë operistike shqiptare e tashmë edhe nismës së asaj kosovare! Jam e lumtur që isha studente e juaja dhe pas 20 vitesh më rikthyet të njejtat emocione dhe ndjesi gjatë tërë procesit të punës! 
Përjetësisht falenderuese".

(Kosova Sot Online)