YouTube ka prezantuar disa ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 14:29
YouTube ka prezantuar disa ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë

YouTube ka prezantuar ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë nëse jeni mësuar ta përdorni pa u identifikuar.

Gjegjësisht, përdoruesve që nuk janë regjistruar në një llogari të Google, ose janë në modalitetin incognito, nuk u shfaqen më videot e rekomanduara.

 

Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit e tillë prezantohen me një faqe të thjeshtë në YouTube, pa asnjë video apo rekomandim se çfarë të shikojnë.

Më parë, edhe në rastet e mësipërme, YouTube ofronte sugjerime, por tani përdoruesit shohin vetëm mesazhin “Fillo” dhe “Fillo të shikosh video për të na ndihmuar të krijojmë një burim që do të të pëlqejë”.

Në disa teste të kryera nga “BleepingComputer”, kjo faqe e specializuar ka vënë re se, edhe kur kërkohet diçka në faqe, më pas nuk shfaqet asnjë sugjerim.

Disa përdorues janë ankuar në mediat sociale se taktikat “tepër agresive” të YouTube janë duke u përdorur për t’i detyruar ata të krijojnë një llogari, ose nëse kanë një të tillë, të identifikohen dhe të gjurmojnë aktivitetet e tyre në platformë.

(Kosova Sot Online)