Pse Spotify po rrit çmimet e tij?

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 14:50
Pse Spotify po rrit çmimet e tij?

Shërbimi i njohur i transmetimit, Spotify po rrit çmimet e tij – edhe një herë.

Ky lajm për mbi 574 milionë përdorues aktivë në mbarë botën të Spotify duket të jetë i keq.

 

Duke filluar nga ky muaj, klientët e abonimit në SHBA do të duhet të paguajnë një deri në dy dollarë amerikanë më shumë.

Mbretëria e Bashkuar, Pakistani dhe Australia i bashkohen kësaj liste po ashtu.

Nuk është plotësisht e qartë nëse rritja e çmimit do t’i prekë edhe klientët në Evropë.

(Kosova Sot Online)