Platforma X e konsideron këtë fjalë një fyerje: Çfarë thuani?

  • E.K /
  • 17 May 2024 - 09:08
Platforma X e konsideron këtë fjalë një fyerje: Çfarë thuani?

Platforma X (ish-Twitter) ndalon postimet nëse ato përmbajnë fjalë që konsiderohen fyerje në këtë rrjet social dhe një ka ngritur një pluhur të veçantë këto ditë.

Pronari i platformës, Elon Musk, shkroi vitin e kaluar se fjalët “cis” dhe “cisgender” konsiderohen si fyerje në këtë platformë.

Këto fjalë përshkruajnë, siç shpjegohet shpesh shkurt, një person gjinia e të cilit korrespondon me gjininë që kanë në lindje dhe që përmbush rolet gjinore që janë në përputhje me normat shoqërore.

Dje, më 14 maj, ky rrjet social publikoi një paralajmërim zyrtar që tregon edhe fjalë që konsiderohen fyerje.

Siç raportoi TechCrunch, përdoruesit që u përpoqën të postonin diçka në X duke përdorur fjalët “cis” ose “cisgender” morën një paralajmërim.

“Postimi përmban fjalë që mund të konsiderohen fyese dhe përdoren për të shkelur rregullat e platformës”, njoftoi kompania.

Si mendoni, a është “cisgender” një term nënçmues? 

(Kosova Sot Online)