Aplikacioni Google Wallet lansohet edhe në Kosovë

  • E.k /
  • 29 June 2024 - 09:39
Aplikacioni Google Wallet lansohet edhe në Kosovë

Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo (drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor), ka bërë publik një lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën lidhur me lansimin e një aplikacioni nga Google.

Begu ka njoftuar se në fillim të kësaj jave është lansuar në Kosovë aplikacioni Google Wallet.

“Ky është një lajm zyrtar dhe i mrekullueshëm për Republikën e Kosovës.

Falë ekipit që qëndron pas kësaj (ju e dini se kush jeni)”, ka shkruar Begu në platformën “X”. 

(Kosova Sot Online)