GJYKATA KUSHTETUESE PARA PERGJEGJESISE KUSHTETUESE TE POPULLIT!

GJYKATA KUSHTETUESE PARA PERGJEGJESISE KUSHTETUESE TE POPULLIT!
GJYKATA KUSHTETUESE PARA PERGJEGJESISE KUSHTETUESE TE POPULLIT!

Ismail Muçiqi

  • 24 February 2026 - 15:36

Shkruan: Ismail Muçiqi

Nëse Gjykata Kushtetuese don ta luaj rolin e saj si institucioni më i lartë Politico Juridik e Kushtetues ajo duhet ti ndihmoj vendit për ta zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës. Kjo Gjykatë vite me radhë është bërë target i partive politike dhe i grupeve të deputetëve të cilët më shumë kanë bërë kalkulime politike për ti bllokuar proceset nëpër institucionet e Shtetit të Kosovës se sa që kanë pasur ndonjë preokupim të një mend për interesin e përgjithshëm.

Tani kur jemi në prag të zgjedhjes së Presidentit – Presidentës të Shtetit të Kosovës Gjykata Kushtetuese në mënyrë decidive duhet ta mbrojë aktgjykimin e saj të shpallur më parëë e cila i përcakton obligimet Kushtetuese që kanë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës obligim ky për të qëndruar në mbledhjen e Parlamentit pa i kushtëzuar se si do të votojn, për ose kundër. Por gjithsesi deputetët kanë obligim ligjorë dhe Kushtetues që të marrin pjesë në mbledhje dhe të qëndrojn në ulset e tyre për tu marrur vendime institucionale si është zgjidhja e Presidentës/it të ardhshëm. Duhet përmendur se për shkak të politizimit të shoqërisë në përgjithësi nga ana e partive politike të papërgjegjëshme qytetarët e Kosovës në shumë raste kanë shqetësime dhe dilema rreth vendosjës së qështjeve që kanë të bëjnë me funksionimin normal të shtetit. Kemi shkruar edhe më parëë se përgjegjësia morale, ligjore e juridike – Kushtetuese i obligon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që të jenë në nivel të detyrës dhe asesi mos të ndikohen nga politika. Vetëm kështu Gjykata Kushtetuese mund të arrij besimin e duhur para institucioneve të shtetit dhe qytetarëve në përgjithësi. Në shtetin e Kosovës që nga pas lufta shumë institucione të drejtësisë u përfolën dhe u sfiduan nga grupet e partive politike dhe nga politika e cila shumë here u mundua ti sfidoj aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat kishin të bëjnë me funksionimin normal të institucioneve të shtetit. Më thotë mendja se institucionet vitale të shtetit poashtu edhe Gjykata Kushtetuese duhet të kenë sens dhe vision duke nuhatur edhe rreth situatave dhe rrethanave aktuale me të cilat po ballafaqohet Shteti i Kosovës, Ballkani, Evropa dhe gjithë Globi. Vetëm kështu duke marrë përgjegjësi dhe obligime ndaj qytetarëve – mund të ndërtojm institucione të reja të shtetit që kanë kredibilitet për të ecur para. Andaj qdo dështim eventual rreth zgjedhjes së Presidentës/it nga përgjegjësia nuk mund të anashkalohet as gjykata kushtetuese si institucioni më i lartë i vendit. Në fund po theksojmë se largimi apo bojkotimi i deputetëve të partive politike nga seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit/ës në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i obligon Deputetët të qëndrojn brenda përkatësisht të marrin pjesë në mbledhje nuk duhet të ketë sërish zgjedhje të reja parlamentare. Këtë duhet ta mbroj Gjykata kushtetuese e cila nuk duhet të hesht më.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".