Kina po teston një avion supersonik

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 08:22
Kina po teston një avion supersonik

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që nga fluturimi i fundit i legjendarit Concorde, por Kina mund të jetë ajo që do të sjellë pasardhësin e tij shpirtëror.

Një kompani me bazë në Pekin, Space Transportation, po punon për një avion supersonik që është edhe më i shpejtë se ‘Concorde’ i NASA-s.

 

Në testime, motori i avionit arriti shpejtësinë Mach 4 ose 3,600 km/h – katër herë më shumë se shpejtësia e zërit – në lartësi mbi 19994 km, raporton South China Morning Post.

Kjo është dy herë më e shpejtë se shpejtësia maksimale e Concorde (Mach 2 ose 2153 km/h) dhe trefishi i ‘ Concorde’ të NASA-s (1507 km/h).

(Kosova Sot Online)