Dhjetra përdorues të WhatsApp janë hakuar nga kompania izraelite

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 09:14
Dhjetra përdorues të WhatsApp janë hakuar nga kompania izraelite

Përdoruesit e WhatsApp, përfshirë gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë janë shënjestruar nga një sulm hakërimi nga prodhuesi izraelit i spyware Paragon Solutions, tha sot një zyrtar i aplikacionit Meta.

Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se përfaqësuesit e WhatsApp i kanë dërguar Paragonit një paralajmërim ligjor, duke i kërkuar të ndalojë përpjekjet për hakim.

 

WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”.

Paragoni nuk ka dashur të komentojë.

Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq të hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin.

Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentativën për hakimin e përdoruesve të tij.

Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Zyrtari shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi.


(Kosova Sot Online)