Ja vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja të shitura do të jenë elektrike

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 08:20
Ja vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja të shitura do të jenë elektrike

Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që do të realizojë në mënyrë efektive dhe të plotë kalimin nga veturat me motor me djegie të brendshme në vetura me motor elektrik në tregun e automjeteve të reja, shkruan CNBC.

Pavarësisht se ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, vendi nordik prej kohësh është lider botëror në transportin e gjelbër.

 

Më konkretisht, shitjet e automjeteve elektrike u rritën nga 1 për qind në vitin 2010 në 88.9 për qind vitin e kaluar. Ky trend nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

Sipas të dhënave zyrtare, automjetet elektrike kanë përbërë 96 për qind të shitjeve të reja që nga fillimi i këtij viti.

Kjo e bën Norvegjinë plotësisht të elektrifikuar sa i përket shitjeve të veturave të reja.

Autoritetet norvegjeze besojnë se do të bëjnë kthesë historike. Konkretisht, presin që pothuajse të gjitha veturat e reja të shitura të jenë elektrike deri në fund të këtij viti.

(Kosova Sot Online)