Bien aksionet e Porsche

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 08:22
Bien aksionet e Porsche

Aksionet e prodhuesit gjerman të makinave Porsche ranë 7 për qind të martën, performanca e saj më e keqe që nga dalja publike, pasi kompania paralajmëroi se kostot për modelet e reja të automjeteve dhe bateritë për makinat elektrike do të reduktonin ndjeshëm fitimin e saj këtë vit.

 

Porsche tronditi investitorët duke thënë se priste një marzh fitimi prej vetëm 10 deri në 12 përqind këtë vit, nën pritjet e analistëve prej 14.8 përqind dhe shumë nën objektivin e saj afatmesëm prej 17 deri në 19 përqind.

Kompania tha gjithashtu se do të ndajë 800 milionë euro për të zhvilluar hibride të reja plug-in dhe makina me motorë me djegie të brendshme, pasi është e detyruar t’i përgjigjet kërkesës së dobët për automjete elektrike në Evropë dhe konkurrencës së ashpër nga rivalët kinezë.

“Ne besojmë se kjo është përpjekja e fundit e Porsche për të provuar se ata mund ta kthejnë biznesin përpara se të humbasin besimin e aksionarëve afatgjatë,” u shprehën në një shënim analistët e Deutsche Bank.

Kompania tha javën e kaluar se po negocionte përfundimin e parakohshëm të kontratave me shefin e saj financiar dhe shefin e shitjeve, pasi që të dy janë kritikuar rëndë për performancën e dobët të Porsche dhe çmimin e ulët të aksioneve.

(Kosova Sot Online)