
Lexoni edhe:
Kaq e bukur është bërë Egli vetëm për Gjestin
Kompania Nissan Motor ka njoftuar një program rimëkëmbjeje me emrin Re:Nissan, në kuadër të të cilit do të pushohen nga puna 20 mijë punonjës në mbarë botën, që përbëjnë pothuajse 15 për qind të fuqisë aktuale punëtore prej 133.580 vetash.
Qëllimi i programit Re:Nissan është të kursehen 3,4 miliardë dollarë, dhe prodhuesi japonez shpreson ta arrijë këtë përmes pushimeve nga puna, mbylljes së 7 nga 17 fabrikat, si dhe optimizimit të kostove në departamentet e kërkimit dhe zhvillimit, marketingut, menaxhimit dhe prodhimit.
Kaq e bukur është bërë Egli vetëm për GjestinLexoni edhe:
Ende nuk është bërë e ditur se cilat rajone do të preken nga këto “shkurtime”, megjithatë Shtetet e Bashkuara mbeten një treg kyç. Nissan ka rreth 21 mijë punonjës dhe tre fabrika në SHBA.
Viti fiskal 2024, i cili përfundoi në mars, ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për Nissan, me një humbje neto prej 54,5 miliardë dollarësh, ndërsa fitimi operativ ra me 88 për qind, në 472 milionë dollarë.
Shitjet globale arritën në 3,35 milionë automjete, që përbën një rënie të lehtë krahasuar me 3,37 milionë automjete në vitin 2023.
Sipas drejtorit të ri të Nissanit, Ivan Espinosa, i cili mori detyrën më 1 prill, kompania nuk mund të mbijetojë me një raport të tillë të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ai e ka cilësuar vitin fiskal 2025 si një “vit tranzicioni” drejt fitimprurjes në vitin fiskal 2026.
Në dhjetor 2024, Nissan zhvilloi bisedime me Honda-n për një bashkim të mundshëm, por ato dështuan. Honda propozoi ta kthente Nissan-in në një degë të sajën, por ky propozim u refuzua.
(Kosova Sot Online)