Drejtori i Fordit ka folur për industrinë e automobilave

  • A.P /
  • 03 July 2025 - 08:09
Drejtori i Fordit ka folur për industrinë e automobilave

Në Festivalin Aspen Ideas, drejtori i Fordit, Jim Farley, ndau me të pranishmit mendimet për industrinë e automobilave.

Ndër të tjera, ai përmendi prodhuesit kinezë dhe theksoi “nëse kompanitë amerikane të automjeteve nuk mund të ndjekin hovin e prodhuesve kinezë në prodhimin e automjeteve elektrike, e ardhmja e Ford-it mund të vihet në rrezik. Jemi në një konkurrencë globale me Kinën – dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veturat elektrike”.

 

Ky paralajmërim vjen pas një sërë udhëtimesh në Kinë – gjashtë ose shtatë herë vetëm gjatë vitit të fundit, sipas tij. Atje ai e ka parë vetë se sa shpejt prodhuesit kinezë të automjeteve po i kalojnë ata perëndimorë. Kina jo vetëm që prodhon më shumë automjete elektrike se kushdo tjetër, por i prodhon ato me cilësi të lartë.

“Shtatëdhjetë për qind e të gjitha automjeteve elektrike në botë prodhohen në Kinë. Prodhuesit kinezë kanë teknologji shumë më të avancuar brenda kabinës së veturës. Huawei dhe Xiaomi janë të pranishëm pothuajse në çdo automjet. Hyn në makinë dhe nuk ke nevojë të lidhësh telefonin – ai lidhet automatikisht dhe e gjithë përmbajtja e telefonit pasqyrohet në ekranin e automjetit. Për më tepër, çmimi dhe cilësia e makinave të tyre janë dukshëm më të larta”, tha Farley.

(Kosova Sot Online)