Adelina Ismaili rikthehet me projektin 'GRUA', pesë këngë të cilat përcjellin mesazhe të fuqishme

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 10:00
Adelina Ismaili rikthehet me projektin 'GRUA', pesë këngë të cilat përcjellin mesazhe të fuqishme

Artistja e njohur Adelina Ismaili rikthehet në skenë me një projekt të fuqishëm dhe thellësisht emocional: "GRUA", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pesë këngë të cilat vijnë të realizuara me videoklipe të veçanta  si copëza filmi nga një histori e gjatë rezistence.

 

"Bajat", "A je ti", "Baju", "Vet kom vendos", dhe "Liria është femër", nuk janë thjesht këngë por janë himne që u këndohen grave dhe vajzave që guxuan të thyejnë zinxhirët, të dalin nga errësira dhe të ecin drejt dritës me kokën lart. 

"Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë t’i thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë. Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingulli i krenarisë për secilën nga ju,"  ka deklaruar artistja.

Në vijim mund të shijoni premierë pesë këngët e projektit “GRUA” nga Adelina Ismaili: 
"Bajat", "A je ti", "Baju", "Vet kom vendos" dhe "Liria është femër"

 

(Kosova Sot Online)