
Lexoni edhe:
Gjesti e takon fansin e tij të vogël por dëgjoni se çka i thotë
Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme – nga gabimet në inteligjencën artificiale e deri te politikat për dizajnin e ri.
Nëse ka diçka që kompania nga Cupertino di ta bëjë më së miri, ajo është shitja e iPhone. Së fundmi, Apple ka kaluar kufirin prej tre miliardë pajisjesh të shitura, lajm i konfirmuar nga vetë drejtori ekzekutiv, Tim Cook.
Gjesti e takon fansin e tij të vogël por dëgjoni se çka i thotëLexoni edhe:
Kjo shifër është vërtet mbresëlënëse, sidomos po të kihet parasysh ritmi gjithnjë e më i shpejtë i shitjeve. iPhone-i i parë u prezantua në vitin 2007, ndërsa kompania arriti një miliard pajisje të shitura pas nëntë vitesh, në 2016.
Pas kësaj, nevojiten vetëm pesë vite për të kaluar në dy miliardë iPhone, dhe vetëm katër vite të tjera për të tejkaluar shifrën prej tre miliardësh. Ky trend tregon se ritmi po përshpejtohet, dhe gjasat janë që të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Megjithatë, ka edhe një anë tjetër të medaljes. Eddie Cue, një nga zyrtarët e lartë të Apple, së fundmi deklaroi se njerëzit mund të mos kenë më nevojë për iPhone pas dhjetë vitesh – një paralajmërim shqetësues për një kompani që e bazon një pjesë të madhe të biznesit te shitja e telefonave.
Përpjekjet e Apple për të kaluar drejt një forme më të avancuar të pajisjeve nuk kanë pasur ndikimin e pritur. Shtimi i funksioneve të inteligjencës artificiale në iPhone, për të thënë butë, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Kjo ngre pyetjen nëse kompania është gati për botën ku mund të jetojmë pas një dekade.
Edhe Tim Cook e ka pranuar këtë sfidë. Gjatë një konference mbi rezultatet tremujore, ai u pyet për të ardhmen e telefonit si platformë dominuese dhe u përgjigj se kompania “po mendon edhe për gjëra të tjera”, por beson që teknologjitë e reja “nuk do t’i zëvendësojnë telefonat, por do t’i plotësojnë ato”.
Për momentin, telefonat mbeten të sigurt, por zhvillimet që po përgatisin figura si Sam Altman dhe Jony Ive mund ta ngadalësojnë arritjen e Apple drejt shifrës së radhës – katër miliardë iPhone të shitur.
(Kosova Sot Online)