Paralajmëron analisti: Nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja

Paralajmëron analisti: Nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja
Paralajmëron analisti: Nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja

Nue Oroshi

  • 14 March 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Ta them të drejtën, tashmë është vonë për t’u shmangur bllokada institucionale. Është dashur të mendohet me kohë nga të gjitha partitë politike që të mos vinte deri te kjo gjendje. Tani situata është si është dhe nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Por tash duhet të mendohet që të mos përsëritet e njëjta gjë edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

 

-Unë mendoj se nëse partitë politike shqiptare nuk do të jenë të hapura për krijimin e institucioneve shtetërore bashkërisht, atëherë jo vetëm për çështjen e presidentit të ri, por do të ketë bllokada politike edhe për formimin e Parlamentit të ri dhe të Qeverisë së re.

Do t’u bëja një apel partive politike që gjatë fushatës elektorale të mos përdorin fjalë linçuese ndaj kundërshtarëve politikë. Të mos përdorin fjalë të tilla, sepse pikërisht ata politikanë të opozitës do t’u nevojiten për formimin e institucioneve qeveritare pas zgjedhjeve.

Duhet t’u tërheqin vërejtjen edhe militantëve partiakë, pavarësisht se cilit tabor politik i përkasin, që të mos jenë të vrazhdë dhe të mos merren gjatë gjithë kohës me sharje, fyerje dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".