iPhone i ri po vjen

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 08:18
iPhone i ri po vjen

Shtatori zakonisht shënon ciklin e plotë të ‘jetës’ së një iPhone. Në fillim të vjeshtës, Apple prezanton produktet e reja dhe zbulon cilat do të dalin në ‘pension’.

Kjo ndodh sepse kur një iPhone i ri del në treg, kompania përditëson programin iOS dhe versionet e vjetra bëhen më pak funksionale.

 

Duhet theksuar se Apple nuk i çaktivizon iPhone-t e vjetër. Përdoruesit mund t’i mbajnë ende edhe nëse nuk përditësohen me iOS e fundit. Por pa të, në një moment, këto pajisje nuk kryejnë përditësimet e rëndësishme, përfshirë ato të sigurisë.

Kjo do të thotë se pronarët ose duhet të mbajnë celularin e vjetër që është më i ngadaltë dhe më pak i sigurt, ose të marrin një të ri të përditësuar.

Këtë herë, iPhone 8, X dhe XS kalojnë në listën e të vjetërve çka do të thotë se nuk ka më asistencë zyrtare “hardëare” për to. Pajisjet klasifikohen si të vjetra 5 vite pas përfundimit të shitjeve.

Në listën e pajisve që nuk janë më futen iPhone 4, 5C, 5S, 6, 6s dhe 6s Plus.

Apple do të zbulojë iPhone e re, iOS dhe Siri në eventin “Awe Dropping” që do të mbahet më 9 shtator.

(Kosova Sot Online)