
Lexoni edhe:
Hailey Bieber e zbulon sekretin e bukurisë
Me mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, Instagram mbetet një nga rrjetet sociale më të përdorura në botë.
Por platforma në pronësi të Meta-s ka bërë sërish një ndryshim që ka zemëruar përdoruesit.
Rrjeti ka rindërtuar komplet shiritin e navigimit, duke ndryshuar mënyrën se si përdoruesit lëvizin mes faqeve të ndryshme si Feed-i kryesor, Reels apo Mesazhet Direkte (DMs).
Hailey Bieber e zbulon sekretin e bukurisë
Lexoni edhe:
Ndryshimi kryesor? Ikona për të postuar një foto të re nuk gjendet më në fund të ekranit.
Tani, një lëvizje me gisht në ekran mund të kalojë automatikisht midis Feed-it, DM-ve dhe Reels – edhe kur përdoruesi nuk e kishte në plan.
Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, tha se ndryshimi është ende në fazë testimi, por shumë prej atyre që e kanë marrë versionin e ri, kanë shpërthyer në rrjete sociale.
Një përdorues shkroi në X (Twitter):
“Layout-i i ri i Instagram-it më nervozon më shumë se ç’mund të shpjegoj. Përpiqesh të rrëshqasësh për të parë fotot në një postim dhe përfundon në faqe tjetër krejtësisht.”
Tjetër shtoi:
“Ndërfaqja e re është vërtet irrituese.”
Çfarë ka ndryshuar saktësisht në aplikacion
Më parë, shiriti poshtë ekranit përmbante pesë ikona: Home, Search, New Post, Reels dhe Profile.
Tani, pozicionet e Search dhe Reels janë ndërruar, ndërsa ikona e postimit të ri është zëvendësuar nga ajo e mesazheve (letra e avionit).
Ikona për të postuar – plusi brenda katrorit – tani është zhvendosur në këndin e sipërm djathtas të aplikacionit.
Për më tepër, përdoruesit mund të kalojnë midis faqeve duke rrëshqitur ekranin anash, si në kompjuter, por kjo ka shkaktuar konfuzion sepse e njëjta lëvizje përdoret edhe për të parë galeritë e fotove.
Rezultati?
Shumë njerëz po kalojnë pa dashje nga postimet tek mesazhet apo Reels.
Mosseri: “E kemi bërë më të lehtë për përdoruesit që duan Reels dhe DM”
Shefi i Instagram-it shpjegoi se rindërtimi është bërë rreth asaj që njerëzit përdorin më shumë në aplikacion – videot e shkurtra dhe mesazhet private.
Sipas tij, qëllimi është që Reels dhe DMs të jenë më afër gishtit të përdoruesit, për t’u hapur më shpejt.
“E di që këto ndryshime kërkojnë kohë për t’u mësuar, prandaj po ua japim mundësinë disa përdoruesve ta provojnë më herët para se ta bëjmë zyrtare,” – tha Mosseri në Threads.
(Kosova Sot Online)